Hahn publikon detaje për tejkalimin e krizës politike në Maqedon

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn publikoi detaje lidhur me tejkalimin e krizës politike në Maqedoni

Hahn publikon detaje për tejkalimin e krizës politike në Maqedon

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn publikoi detaje lidhur me tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Ai publikoi në faqen e Komisionit Evropian ”Aneks” marrëveshjen e arritur midis liderëve të katër partive në Maqedoni të nënshkruar më 2 qershor.

Sipas dokumentit, në këtë marrëveshje liderët e VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kanë rënë dakord që deri më 29 qershor të vendosin për një qeveri kalimtare, apo e thënë më saktësisht të krijohet një qeveri që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

”Me arritjen e kësaj marrëveshje për një qeveri kalimtare, opozita duhet të kthehet në Parlament, ku ajo do të udhëheqë me Komisionin parlamentar anketues për zbardhjen e skandalit të përgjimeve”, thekson marrëveshja.

Në këtë marrëveshje janë edhe dy pikat paraprake që siç thuhet partitë duhet t’i japin përparësi interesave shtetërore dhe të përkushtohen në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Por edhe përkushtimit të tyre për të respektuar pikat e marrëveshjes së 2 qershorit, që si pikë kryesore është përgatitja e terrenit dhe miratimi i kushteve të marrëveshjes, që do të përfundojë me një qeveri kalimtare, e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendosura në prill të vitit 2016.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme