Vuçiç: Vendimin për të vizituar Srebrenicën e marrim vetë

”Vendimi nëse do të vizitoj Srebrenicën i takon Serbisë dhe jo SHBA-së, Britanisë së Madhe, Rusisë apo ndonjë vendit tjetër”, - deklaroi Vuçiç në një përgjigje ndaj gazetarëve në Beograd.

Vuçiç: Vendimin për të vizituar Srebrenicën e marrim vetë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk kishte marrë ende informacion zyrtar për një projektrezolutë për Srebrenicën dhe se vendimi për të qenë i pranishëm në qytetin boshnjak për të përkujtuar 20-vjetorin e së ashtuquajturës masakra e Srebrenicës do të merrej vetëm nga vendi i tij dhe jo nga ndonjë vend tjetër.

Vendimi nëse do të vizitoj Srebrenicën i takon Serbisë dhe jo SHBA-së, Britanisë së Madhe, Rusisë apo ndonjë vendit tjetër”, - deklaroi Vuçiç në një përgjigje ndaj gazetarëve në Beograd.

I pyetur nëse bërja e një rezolute ishte formë presioni për ndonjë zyrtar serb që të shkonte në Srebrenicë, Vuçiç tha se ”vendimi për të vizituar apo jo këtë qytet varej nga një numër faktorësh”.

”I kërkoj medias të jetë e duruar pasi vendime të tilla nuk janë të lehta për t’u marrë”, theksoi ai.

Vuçiç tha se nuk kishte marrë ende ndonjë njoftim për çështjen e rezolutës, që ai e kishte pritur të ndodhte të enjten e kaluar, dhe se nuk mund të komentonte për një gjë të pandodhur.

”Nëse më pyesni pse projektrezoluta është bërë pa dijeninë e Serbisë, dua t’ju përgjigjem se nuk e kuptoj një gjë të tillë”, deklaroi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme