Stoltenberg: NATO-ja është kombinimi fitues për Malin e Zi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konsideron se Mali i Zi është në fazë kyçe të integrimeve, në të cilat duhet të tregojë se është i gatshëm për anëtarësim në Aleancë.

Stoltenberg: NATO-ja është kombinimi fitues për Malin e Zi

Stoltenberg shtoi se aleanca ushtarake deri në fund të vitit do të sjellë vendim për anëtarësim.

Pas takimit me Kryeministrin Milo Gjukanoviç, Stoltenberg vlerësoi se anëtarësimi në NATO është “kombinim fitues për Malin e Zi”.

Ai tha se ndodhet në Podgoricë për t’i dhënë mbështetje shtetit në rrugën drejt Aleancës dhe se e vlerësojnë kontributin e Malit të Zi në bashkëpunimin në rajon si dhe mbështetjen në misionin në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s konfirmoi se në dhjetor do të vlerësohet përparimi dhe gatishmëria e shtetit për anëtarësimin në Aleancë.

“Me rëndësi është që Mali i Zi të bëjë gjithçka duhet dhe të tregojë se mund të jetë anëtar i barabartë. Integrimi nuk është rrugë e lehtë. Mali i Zi po bën përparim të mirë në atë rrugë”, deklaroi Stoltenberg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme