BE shumë e zhgënjyer nga dështimi i negociatave mbi Maqedoninë

BE-ja është shumë e zhgënjyer nga sjellja e disa palëve në përfundim të negociatave të përqendruara në zgjidhjen e krizës së thellë politike, që ka goditur Maqedoninë dhe që rezultuan të pasuksesshme, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

BE shumë e zhgënjyer nga dështimi i negociatave mbi Maqedoninë

"Asnjë marrëveshje, për momentin, për vazhdimin e negociatave përsa i përket ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë", theksoi komisioneri në një mesazh në rrjetin social "Tweeter".

"Jam shumë i dëshpëruar nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit të disave", shtoi ai, pa dhënë shumë detaje.

Drejtuesit maqedonas kishin rënë dakord për organizimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme para fundit të muajit prill 2016, dy vjet para afatit kushtetues katërvjeçar, për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Negociatat e organizuara në Bruksel, në të cilat morën pjesë drejtuesit kryesorë të Maqedonisë, do të mundësonin zgjidhjen e detajeve të zgjedhjeve dhe reformave të detyrueshme.

"BE-ja u kërkon të gjitha palëve, në interes të vendit të tyre dhe qytetarëve, të arrijnë një kompromis politik të qendrueshëm, pa afat", theksoi BE-ja në një komunikatë në përfundim të negociatave.


 

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme