Rumani - Parlamenti refuzon heqjen e imunitetit të Kryeministrit

Parlamenti rumun, ku koalicioni i qendrës së majtë në pushtet disponon një shumicë të konsiderueshme, hodhi poshtë një kërkesë të drejtësisë për fillimin e ndjekjes penale, për konflikt interesi, kundër Kryeministrit socialdemokrat, Victor Ponta.

Rumani - Parlamenti refuzon heqjen e imunitetit të Kryeministrit

Deputetët hodhën poshtë kërkesën e Prokurorisë së Antikorrupsionit (DNA) me 231 vota, ndërkohë që 120 deputetë u shprehën pro heqjes së imunitetit.

Victor Ponta, 42 vjeç, mbetet i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash në kohën kur ai ishte avokat në vitet 2007 dhe 2011.

Pas këtij votimi, DNA-ja nuk mund të nisë hetimin për sa i përket konfliktit të interesit gjatë periudhës, që Victor Ponta mban postin e shefit të qeverisë.

Rumania, një prej vendeve më të varfra të Bashkimit Evropian, po kalon një krizë politike që prej të premtes, kur DNA-ja publikoi akuzat kundër Kryeministrit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme