Mitrovicë- Bahtiri e Rakiç të vendosur në përparimin e proceseve

Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiç, si dhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiç, kanë biseduar për rreth tri orë për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit.

Mitrovicë- Bahtiri e Rakiç të vendosur në përparimin e proceseve

Gjatë këtij takimi, ata kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet, që janë me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, në fokus të bisedës kanë qenë edhe çështjet e zhvillimit të proceseve, integrimi i qytetit dhe krijimi i kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve pa dallim, si dhe organizimi i një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantoheshin projekte të përbashkëta për të dyja komunat me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.

Bahtiri dhe Rakiç janë shprehur të vendosur që t’i çojnë proceset përpara, në mënyrë që të zhvillohet vendi në përgjithësi dhe veriu në veçanti, duke e vlerësuar situatën në të dyja pjesët e Mitrovicës si të qetë dhe me tendencë të relaksimit të mëtejshëm.

Rakiç mes tjerash i dha mbështetje të fuqishme kryetarit Bahtiri për opsionin e tij të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale dhe integruese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme