"Blic": Gjermania presion Serbisë për pranimin e Kosovës në OKB

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ushtron presion mbi Serbinë që të pranojë në një të ardhme jo të largët anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruante të hënën gazeta serbe "Blic".

"Blic": Gjermania presion Serbisë për pranimin e Kosovës në OKB

Gazeta shton se për Gjermaninë një gjë e tillë nuk nënkupton njohjen automatike nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës.

"Për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Merkel propozon një model të ngjashëm me atë të dy Gjermanive nga periudha e Luftës së Ftohtë deri në ribashkimin në vitin 1990, kur Republika Federale Gjermane (RFGJ) dhe Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) bënin pjesë të dyja në OKB, edhe pse nuk njihnin zyrtarisht njëra-tjetrën", shkruan gazeta serbe "Blic".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme