Nishani e Jahjaga në takimin e liderëve të Procesit Brdo-Brijuni

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po marrin pjesë në takimin rajonal të kryetarëve të shteteve të Procesit të Brdos.

Nishani e Jahjaga në takimin e liderëve të Procesit Brdo-Brijuni

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Jahjaga ka postuar një fotografi në prag të këtij takimi, ku mysafir i veçantë është Presidenti i Austrisë, Hajnc Fischer, për të intensifikuar raportet e rajonit me BE.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore dhe siguria energjetike janë pjesë të temave kyçe të takimit të sivjetmë të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni.

Në takim, krahas Jahjagës, marrin pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani; Maqedonisë, Gjorge Ivanov; Malit të Zi, Filip Vujanoviç; Austrisë, Hajnc Fisher; Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç; Sllovenisë Borut Pahor; Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe kryesuesi në Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës, Mladen Ivaniç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme