Thaçi në Paris për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku do të pritet nga homologu i tij francez, Laurent Fabius.

Thaçi në Paris për liberalizimin e vizave

Njoftimi i MPJ-së kosovare dërguar nga Parisi bën të ditur se, në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës, Fabius, zëvendësministri Thaçi do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, për mbështetjen franceze dhënë nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Zëvendëskryministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësuesin e qeverisë franceze për marrëdhëniet ekonomike Francë-Ballkan, Alain Richard, me të cilin do të diskutojë për nxitjen më të madhe të investimeve nga biznesmenët francezë në të gjithë sektorët ekonomikë në Kosovë. Ndërsa, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë edhe shumicën e ambasadorëve të shteteve anëtare të UNESCO-s, duke përfshirë ata të Gjermanisë, Turqisë, Austrisë, Holandës, Katarit, El Salvadorit dhe Shqipërisë, prej të cilëve do të kërkojë përkrahje përmes lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme