Ahmeti: Normalizim të orientuat drejt NATO-s e BE-së

Në Maqedoni, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti deklaroi se marrëveshja ndërmjet katër liderëve nuk prodhonte qeveri teknike.

Ahmeti: Normalizim të orientuat drejt NATO-s e BE-së

Ai këmbëngul për përpjekjet që duhen bërë për normalizimin e situatës, duke kërkuar që ato të orientohen drejt NATO-s e BE-së.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendi të orientohet drejt normalitetit. Ne kemi nevojë edhe për një rajon të qëndrueshëm, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë sepse ne nuk mendojmë se të vetmuar se mund të arrijmë qëllime drejt BE-së dhe NATO-s. Ne mendojmë për politika të shëndetshme në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ahmeti thotë se brenda 10 ditëve liderët e katër partive në Maqedoni pritet të takohen përsëri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme