Maqedoni–Partitë politike bien dakord për zgjedhje të parakohshm

Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje në prill të vitit 2016, është epilogu i bisedimeve mes partive politike në Maqedoni.

Maqedoni–Partitë politike bien dakord për zgjedhje të parakohshm

Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme në prill të vitit 2016. Kjo është marrevshja që u arrit të marten në Shkup mes udhëheqësve politikë të Maqedonisë. Në bisedimet maratonike tetorëshe i pranishëm ka qenë edhe Komisari për Politikë Evropiane, Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn dhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup Xhes Bejli. Duke njoftuar marrëveshjen mes partive komisioneri evropian tha se vendi do të ketë një periudhë tranzicioni prej 10 muajsh, kur do të duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, të pastrohet lista zgjedhore, të fillojë pavarësimi i gjyqësorit dhe mediave.

“U arrit marrëveshje që në fund të prillit të vitit të ardhshëm do të mund organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është paraparakisht vendi të përgatitet për realizimin e tyre. Të pastrohet lista zgjedhore; dhe ajo që është me rëndësi të vecantë është të pranohen të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar komisari Hahn.

Ai më tej ka shtuar se patjetër duhet punuar në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit mes partive politike në Maqedoni për të pasur një balans të nevojshëm mes grupeve të ndryshme të shoqërisë.

Hahn në deklaratën e tij për mediat nuk ka përmendur asgjë që ka të bëjë me krijimin e një qeverie kalimtare, por nuk ka folur as për insistimin e mëhershëm që LSDM-ja opozitare e Zaevit të kthehet në parlament.

Në takimin që u zhvillua të martën në rezidencën e Bashkimit Evropian në Shkup morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës Zoran Zaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Gjatë javës së ardhshme në Bruksel, në përbërje të njëjtë të liderëve politikë nga Maqedonia do të mbahet një raund i ri i negociatave, ku pritet të përcaktohen detaje tjera për atë se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të kryesojë me Qeverinë.

Komisioneri Hahn prej sot do të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara ku do të diskutojë, mes tjerash, edhe për çështjet e Ballkanit perëndimor.

-N.P.Bekteshi, Shkup -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme