Maqedoni – Hahn: Zgjedhje të parakohshme për kapërcimin e krizës

Maqedonia do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare para fundit të prillit të vitit 2016, dy vjet para afatit, për dhënien fund të krizës politike, që ka tronditur vendin e vogël ballkanik.

Maqedoni – Hahn: Zgjedhje të parakohshme për kapërcimin e krizës

“Është rënë dakord të organizohen zgjedhje të parakohshme para fundit të prillit të ardhshëm”, deklaroi për median eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, pasi takoi të martën drejtuesit konservatorë të partisë në pushtet dhe opozitën e majtë.

Hahn, pas takimit me liderët partiakë në rezidencën e delegacionit të BE-së në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë, deklaroi se pritet arritje e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe paralajmëroi takim të ri për javën e ardhshme në Bruksel.

Ai tha se deri në fund të prillit të vitit 2016 do të duhet të mbahen zgjedhje parlamentare të reja të parakohshme, të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në listën zgjedhore.

Sakaq, disa media maqedonase publikuan marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së.

Takimi i liderëve të katër partive kryesore me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, në Shkup, përfundoi dje me një marrëveshje, për të cilën eurokomisioneri nuk ka dha detaje, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve "INA".

Por disa portale kanë publikuar një marrëveshje, për të cilën theksohet se është arritur në takimin e liderëve të katër partive kryesore me eurokomisionerin për Zgjerimin.

Më poshtë vijojnë 8 pikat e kësaj marrëveshjeje:

1. Kthimi i LSDM-së në Parlament

2. Krijimi i komisionit parlamentar anketues për hetimin e përgjimeve, nën udhëheqjen e LSDM-së

3. Ndërprerja e publikimit të “bombave” deri më 10 qershor 2015

4. Përcaktimi i formatit të qeverisë së gjerë

5. Dhënja e më shumë kompetencave për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

6. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme deri në fund të prillit 2016

7. Integrimi euroatlantik si prioritet

8. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.


 

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme