Kosovë – Kuvendi shtyn votimin për Gjykatën Speciale

Me propozimin e koalicionit qeverisës, Kuvendi i Kosovës ka vendosur ta shtyjë seancën e sotme, në të cilën ishte planifikuar të votohej për ndryshimet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

296761
Kosovë – Kuvendi shtyn votimin për Gjykatën Speciale

Për shtyrjen e seancës kanë votuar 78 deputetë, një ishte kundër dhe dy kanë abstenuar.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, propozimin për shtyrjen e seancës e ka arsyetuar me faktin se deputetët nuk e kanë pranuar materialin për të cilin duhej të debatohet dhe votohet.

Në kohën sa po zhvillohej mbledhja në Kuvendin e Kosovës, para ndërtesës së Kuvendit në sheshin “Ibrahim Rugova” po mbahej protesta në shenjë kundërshtimi të vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për dënimin e ish- ushtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rastin “Drenica” dhe në kundërshtim të votimit të paralajmëruar për formimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës të Kosovës.

Në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, janë mbledhur disa mijëra qytetarë të cilët kanë kërkuar që në asnjë formë të mos votohet formimi i Gjykatës Speciale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme