Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Serbia konfirmon kërkesën e Gjykatës për Vojislav Sheshelj

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka kërkuar rikthimin në burg të ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshelj, i cili ndodhet në liri të përkohshme që prej muajit nëntor.

Serbia konfirmon kërkesën e Gjykatës për Vojislav Sheshelj

Ministria serbe e Drejtësisë konfirmoi se mori këtë kërkesë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për Vojislav Sheshelj i cili gjykohet për krime lufte.

Media serbe shkroi se në kërkesën e gjykatës bëhej e ditur se gjendja shëndetësore e Sheshelj nuk është pengesë për arrestimin.

Lideri ultranacionalist u rikthye në Serbi në mes të muajit nëntor pas 12 viteve në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vojislav Sheshelj akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo normave të luftës 1991-1995 në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë.

Ai ka qenë në paraburgim në Hagë dhe rasti i tij është ende në gjykim, i cili filloi në vitin 2007.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme