Vuçiç të mërkurën në Tiranë, zbardhet agjenda e vizitës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, e para e një kryeqeveritari serb në Shqipëri.

Vuçiç të mërkurën në Tiranë, zbardhet agjenda e vizitës

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën e vizitës dyditore të Vuçiç në Tiranë. Kreu i Beogradit zyrtar pritet të zbresë në Aeroportin e Rinasit në orën 11.00 dhe të mbërrijë në Pallatin e Brigadave rreth orës 11:30.

Nga ora 11.35-11.45 do të zhvillohet ​ceremonia e pritjes ​(përpara Pallatit të Brigadave). Nga ora 11.50-12.45​ do të zhvillohet takimi dypalësh i delegacioneve, kryesuar nga kryeministrat Rama dhe Vuçiç, ndërsa nga ora 12.50-13.20 ​pritet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga ora 15.00-15.40, Kryeministri Vuçiç do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Më tej, nga ora 15.50-16.30 ​do të ketë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërsa nga ora 16.40-17.15 do të takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme