Amb. Muçaj: Marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, të frytshme

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një intervistë ekskluzive për TRT-në, duke u shprehur jashtëzakonisht i kënaqur nga vizita e Presidentit Recep Tayyip Erdogan rreth dy javë më parë në Shqipëri.

Amb. Muçaj: Marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, të frytshme

Kreu i misionit diplomatik të Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj, bëri një vlerësim të kontakteve, që Presidenti Erdogan realizoi më 13 maj në Tiranë, ndërsa njoftoi se pas zgjedhjeve legjislative në Turqi mes dy vendeve do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh.

Ambasadori Muçaj vuri në pah se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve vijojnë që prej periudhës osmane.

“Midis dy vendeve tona ka një lidhje shumë të vjetër, me rrënjë që në kohën kur Shqipëria ishte një pjesë e Shtetit Otoman. Kemi tradita me zanafillë shumë të hershme. Shqiptarët dhe turqit kanë bashkëjetuar për një kohë shumë të gjatë. Marrëdhëniet tona me Turqinë vijojnë mjaft bukur nëpërmjet dialogëve dypalësh. Por jemi me fat që po aq të frytshme janë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore tona”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme