Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Raporti për dorëzimin e trupave të pajetë të Kumanovës

Në mëngjesin e hershëm të së premtes trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj janë transferuar nga Morgu i Shkupit për në Kosovë.

Raporti për dorëzimin e trupave të pajetë të Kumanovës

Familjarët, por edhe ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, janë ankuar për procedura të stërzgjatura në Maqedoni për marrjen e trupave, për çka kanë pritur më tepër se 12 orë.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.
OKB-ja kërkon hetim të menjëhershëm, transparent dhe të besueshëm nga autoritetet për rastin e Kumanovës.

Ndihmës/sekretar i përgjithshëm i OKB-së Ivan Shimonoviq, pas një vizite dy ditore në Maqedoni, deklaroi se nevojitet ndihmë ndërkombëtare për hetimin e rastit, por theksoi se mbi gjithçka, hetimi duhet të jetë i besueshëm në sytë e popullit. Shimonoviq, pas takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit, kërkoi edhe qasje të pakufizuar të Avokatit të Popullit nëpër institucione, duke aluduar në pengesën e tij për të vizituar të burgosurit si dhe keqtrajtimin e tyre.

Ndërkohë ditë më pare ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka deklaruar se BE-ja po përzihet në Maqedoni, me synimin e ndryshimit të kufijve dhe se se po zhvillohen bisedime midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për ndarjen e Maqedonisë.. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar Ambasada Amerikane dhe ajo e Gjermanisë në Shkup duke theksuar se spekulimet për ndryshim të kufijve, janë të papërgjegjshme.

Nga ambasada amerikane theksojnë se “akuzat për komplot në destabilizim e situatës së Maqedonisë, janë absurde. SHBA dëshiron një Maqedoni të qëndrueshme dhe paqësore, në kuadër të qëllimit tonë për një Evropë të integruar, të lirë dhe në paqe” theksohet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa në reagimin e ambasadës së Gjermanisë, theksohet se “ajo dhe partnerët e saj në BE pranojnë integritetin territorial të Maqedonisë. Kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë vendosur, ndërkohë që spekulimet për ndryshim të vijave kufitare janë të papërgjegjshme dhe mund të paraqesin fillimin e konflikteve të reja të dhunshme” theksohet në reagimin e ambasadës së Gjermanisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme