Lunacek: Të hetohet roli i Gruevskit dhe Moskës në Kumanovë

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka kërkuar hetim të rolit të Kryeministrit Gruevski dhe Moskës për ngjarjet në Kumanovë, bën të ditur agjencia maqedonase e lajmeve "INA".

Lunacek: Të hetohet roli i Gruevskit dhe Moskës në Kumanovë

"Për dy gjëra duhet të jemi të ndërgjegjshëm për sa i përket situatës në Kumanovë, sipas informacioneve që kam, e para konflikti në Kumanovë nuk ka qënë një akt terrorist dhe, ç'është më rëndësishme, as një konflikt etnik, prandaj duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat nëse Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura", ka theksuar eurodeputetja austriake, Lunacek, e cila është shprehur e tronditur për vrasjet në Kumanovë.

Gjatë seancës së djeshme plenare, eurodeputetët kanë ftuar Parlamentin Evropian që të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, por kërkuan edhe respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj.

Debati filloi me leximin e deklaratës së shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ku ajo shprehu pikëllim të thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, duke shtuar se kjo situatë nuk duhet parë si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.

"Eurodeputeti Eduard Kukan theksoi se ishte i nevojshëm një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat, që po tronditin liderët politikë maqedonas", sipas agjencisë së lajmeve "INA".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme