Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqiptarët protestojnë para selisë së OKB për ngjarjet në Kumano

Qindra shqiptarë protestuan në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar

Shqiptarët protestojnë para selisë së OKB për ngjarjet në Kumano

Qindra shqiptarë protestuan në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar.

Protesta nisi rreth orës 14.00 para Pallatit të OKB-së në Gjenevë , ku qindra protestues mbanin parrulla dhe flamuj kombëtar.

Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.

Në përfundim të protestës paqësore, ata dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare.

“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit”, thuhet ndër të tjera në letrën e protestuesve shqiptarë.

Në paralajmërim të kësaj proteste, Vaxhid Sejdiu u shpreh një ditë më parë në “Facebook” se “urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë me forca policore, me mjete të blinduara të shkatërroj vendbanimet shqiptare”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme