Ahmeti konfirmon të jetë kontaktuar nga grupi i armatosur

Kreu i partisë së shqiptarëve të Maqedonisë Ali Ahmeti, aleate e konservatorëve sllavë maqedonas në pushtet konfirmoi se ishte kontaktuar nga grupi i armatosur me origjinë shqiptare që prej fillimit të përleshjeve të armatosura.

Ahmeti konfirmon të jetë kontaktuar nga grupi i armatosur

Këto luftime mes forcave të sigurisë dhe një komandoje shqiptare shkaktuan 22 të vdekur, tetë policë dhe 14 anëtarë të komandos duke rritur frikën e komunitetit ndërkombëtar për një konflikt të ngjashëm me atë të vitit 2001 në këtë vend ballkanik.

“Kam marrë një mesazh dhe gjatë kohës që e lexoja, telefoni im binte. Dikush mu drejtua duke më thënë, ”zoti president ne jemi në vend, ju kërkoj të na ndihmoni. Ju kërkojmë të na ndihmoni, ne po luftojmë”, konfirmoi Ahmeti në një intervistë të publikuar dje në mbrëmje në stacionin televiziv maqedonas Alsat-M.

Ahmeti theksoi se e kishte marrë këtë telefonatë pas fillimit të përleshjeve.
“Kur iu kam kërkuar se si mund t’i ndihmoja, personi që më telefonoi më tha: ”Na ndihmo që të dalim të gjallë prej këtu sepse kemi gabuar dhe më kurrë s”do ta bëjmë këtë gabim”’, shtoi Ahmeti.
Lideri kryesor i partisë shqiptare (DUI, Unioni Demokratik për Integrim) theksoi se iu kishte bërë të ditur se nuk mund t’i përgjigjej kësaj kërkese dhe shtoi se kishte kontaktuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), ambasadën amerikane dhe misionin e Bashkimit Evropian për t’iu kërkuar ndihmë.

Ahmeti këmbënguli në faktin se nuk kishte dijeni për identitetin e bashkëbiseduesit të tij dhe se nuk iu kishte kërkuar anëtarëve të grupit të dorëzoheshin.
“Nuk e di se kush ishte ideja e tyre, por iu them shqiptarëve se interesi ynë nuk është një ndarje e Maqedonisë (…) interesi i shqiptarëve është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Ohrit”, theksoi Ahmeti.

Marrëveshjet e Ohrit mundësuan fundin e një konflikti gjashtë mujor në vitin 2001 mes forcave maqedonase dhe UÇK drejtuar nga Ahmeti në atë kohë, që kërkonte më shumë të drejta në shoqëri për komunitetin shqiptar në rajonet ku shqiptarët ishin në shumicë, përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe me Shqipërinë në perëndim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme