Hahn: BE-ja e shqetësuar për situatën dramatike në Maqedoni

Bashkimi Evropian u shpreh shumë i shqetësuar për konfliktin e armatosur në Maqedoni, në kufi me Kosovën, që shkaktoi 22 të vdekur në radhët e policisë dhe një grupi të armatosur.

Hahn: BE-ja e shqetësuar për situatën dramatike në Maqedoni

"Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës duhet të shmanget në interes të stabilitetit të përgjithshëm në vend", deklaroi komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një komunikatë të shtunën në mbrëmje.

Duke u shprehur shumë i shqetësuar nga situata e krijuar në rajonin e Kumanovës, në veri të Maqedonisë, komisioneri evropian u kërkoi autoriteteve dhe të gjithë drejtuesve politikë dhe komunitarë të bashkëpunojnë për vendosjen e qetësisë dhe të kryejnë një hetim të plotë për ngjarjet me objektivitet dhe transparencë në bazë të ligjit.

"Përleshjet e armatosura ndodhën kur policia rrethoi një lagje, ku ishin vendosur anëtarë të një grupi të ardhur nga një vend fqinj me qëllimin për të kryer një sulm terrorist", pretenduan autoritetet maqedonase.

Brukseli ka shprehur gjithashtu shqetësim për sa i përket situatës politike në Maqedoni, ku opozita e majtë akuzon pushtetin konservator për korrupsion dhe përgjimin e 20.000 personave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme