Evropa ofron mundësi studimi për studentët e Kosovës

Ambasada të ndryshme të shteteve evropiane hapën dyert për studentët kosovarë që dëshirojnë të bëjnë studime jashtë vendit.

Evropa ofron mundësi studimi për studentët e Kosovës

Ambasada kroate dhe ajo e Finlandës ofruan programe të ndryshme të shkollimit, në një panair të mbajtur në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së me rastin e Ditës së Evropës.

Panairi, edhe pse i hapur për vetëm dy orë, arriti të tërheqë shumë vëmendje nga studentët kosovarë të cilët mendojnë që studimi jashtë vendit është opsioni i vërtetë.

Zyrtarja për informim në QIK të BE-së, Dafina Zherka, tha se ky panair ka për qëllim informimin e studentëve kosovarë për studime jashtë vendit.

Ajo tha se sot ka qenë që në mënyrë simbolike të dokumentohet prezenca e ambasadave në Kosovë dhe të kenë një lloj komunikimi të drejtpërdrejtë me studentët kosovarë.

Në panair marrin pjesë vetëm disa ambasada për shkak se jo të gjitha që veprojnë në Kosovë kanë program për studim jashtë vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme