Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Acarohet situata-BDI apelon për vetëpërmbajtje në Kumanovë

Pas përplasjeve dhe përshkallëzimit të ngjarjeve në Kumanovë, Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë apelon tek qytetarët për përmbajtje, ruajtje të gjakftohtësisë dhe për mosrënie pre e provokimeve.

Acarohet situata-BDI apelon për vetëpërmbajtje në Kumanovë

”Zhvillimet e sotme në Kumanovë, por edhe ato në Goshincë si dhe shpërthimi para selisë së BDI-së dhe të tjera, janë veprime që janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet strategjike të kombit shqiptar si në Maqedoni”, theksohet në komunikatën e rastit të BDI-së.

“Jemi të bindur që vetëm një Maqedoni e qendrueshme dhe e sigurt ndihmon rajonin dhe asnjë destabilizim i vendit tonë nuk është në interes të kombit shqiptar në rajon. Shqiptarët në Maqedoni kanë axhendë të paracaktuar dhe, në bashkëveprim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, duan ta shohin këtë vend me barabarësi të plotë, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në paqë e stabilitet si dhe të anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, thekson BDI-ja.

Ajo u bën thirrje mediave dhe opinionbërësve që të dëshmojnë përgjegjësi të lartë në këtë kohë shumë delikate si dhe të përmbahen nga nxitja e mëtejshme e situatës së rëndë.

“Qytetarët e Kumanovës dhe të lagjes ku u zhvillua ndërhyrja duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e dezinformimeve të ndryshme. Njëkohësisht, edhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së sigurisë dhe asaj politike”, thekson BDI.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme