Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqipëri - Raunig: Numërimi i votave ka nevojë për përmirësim

Kreu i pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore në një intervistë për TVSH-në.

Shqipëri - Raunig: Numërimi i votave ka nevojë për përmirësim

Ambasadori Raunig thotë se shpreson për një pjesëmarrje të lartë në votime dhe që partitë të zhvillojnë një fushatë dinjitoze, duke u përqendruar te programet dhe jo te sulmi kundër kandidatëve.

Sipas tij, një nga hallkat e procesit zgjedhor, që ka nevojë për përmirësim, është vet numërimi i votave. “Shqipëria, si një vend me numër zgjedhësish relativisht të vogël dhe me një administratë zgjedhore të trajnuar, mund t’i nxjerrë rezultatet mjaft shpejt, prandaj është detyra e administratës zgjedhore që të punojë me sa më shumë profesionalizëm e të mos ketë implikime partiake, apo politike mbi procesin e numërimit”, thotë ai.

Lidhur me shqetësimet e shprehura nga palë të ndryshme për blerjen e votës, të pasqyruara edhe në raportet e OSBE-ODIHR-it, Raunig thotë se është e domosdoshme që zgjedhësit të mos e lejojnë këtë fenomen të shëmtuar, që dëmton themelin e demokracinë, si dhe u bën thirrje atyre të denoncojnë raste të tilla në organet ligjore.

Ambasadori Raunig e cilëson si historik vendimin e Parlamentit për një kuotë gjinore prej 50% për këshillat bashkiakë. Ai thotë se ky është një hap i madh në dy drejtime: Së pari; gjysma e popullatës, gratë, kanë shansin të përfaqësohen më mirë në vendimmarrje; së dyti; me rritjen e faktorit grua në vendimmarrje, ai shpreson të ketë një ulje të nivelit të konfliktualitetit.

Raunig informon se ekspertët e parë të misionit të OSBE-ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri do të mbërrijnë këtë javë dhe se, gjithsej, është planifikuar të ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër.

Ai bën dallimin mes OSBE-ODIHR-it, organit të specializuar të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pranisë së OSBE-së në Shqipëri, e cila nuk vëzhgon zgjedhjet, por bashkëpunon në vijimësi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, qeverinë, opozitën, Parlamentin dhe shoqërinë civile për përmirësimin e proceseve zgjedhore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme