Biznesmenët nga Izmiri ndihmojnë tregtinë e Maqedonisë

Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Izmirit mori vendim për të përkrahur tregtinë në Maqedoni

Biznesmenët nga Izmiri ndihmojnë tregtinë e Maqedonisë

Biznesmenët e Izmirit ndodhen në Maqedoni.

Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Izmirit mori vendim për të përkrahur tregtinë në Maqedoni.

Në forumin e biznesit të organizuar nga ana e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Izmirit, IZSIAD dhe Dhomës Tregtare të Maqedonisë, morën pjesë një numër i madh i biznesmenëve nga të dyja vendet.

Drejtori ekzekutiv i Unionit të Dhomave të Tregtare të Maqedonisë, Mitko Aleksov tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve edhe pse tregoi rritje prej vitit 2007 e këtej nuk është i mjaftueshëm.

Ndërkaq kryetari i bordit drejtues të IZSIAD-it, Hasan Kuçukkurt tha se synojnë që vëllimin tregtar mes dy vendeve ta nxjerrin në 1 miliardë dollarë.

Në forumin e biznesit u nënshkrua një protokoll i bashkëpunimit tregtar mes palëve në fjalë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme