Varufakis: Vazhdoj të jem në krye të negociatave me eurozonën

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis i ka dhënë një intervistë gazetës gjermane ”Die Zeit”

Varufakis: Vazhdoj të jem në krye të negociatave me eurozonën

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis i ka dhënë një intervistë gazetës gjermane ”Die Zeit” ku deklaron se vazhdon të jetë përgjegjësi kryesor për bisedimet e Greqisë me partnerët e eurozonës.

“Unë jap tonin. Vazhdoj të jem përgjegjës për negociatat me Eurogrupin”, tha Varufakis.

Ai theksoi se dy palët ndodhen më afër një marrëveshjeje nga sa besojnë shumë prej mediave.

Ministri grek i Financave shtoi se Athina vazhdon t’u theksojë partnerëve se i ka konceptuar seriozisht reformat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme