Greqi - Parlamenti miraton rihapjen e ERT-së

Parlamenti i Greqisë ka miratuar orët e fundit të së mërkurës me shumicë votash projektligjin për rihapjen e radiotelevizionit grek, “ERT”, i mbyllur gati dy vjet më parë.

Greqi - Parlamenti miraton rihapjen e ERT-së

Projektligji konsiderohet një lëvizje simbolike e qeverisë Tsipras, e cila e ka pasur rihapjen e televizionit shtetëror të Greqisë një prioritet kryesor, pasi mbyllja e tij është konsideruar një plagë e madhe për demokracinë.

ERT-ja, që ka pasur një buxhet prej 300 milionë eurosh në vit, kryesisht në bazë të një takse mujore për çdo familje, është mbyllur më 11 qershor 2013 me vendim të qeverisë së koalicionit Samaras dhe Venizelos, me pretekstin se ishte një institucion shtetëror me numër të madh nëpunësish dhe me shpenzime të larta, në një kohë që huadhënësit kërkonin reduktim të administratës shtetërore. 

Sipas projektligjit të ri, që u miratua nga Parlamenti grek të mërkurën në mbëmje, rreth 1.600 ish-nëpunës të ERT-së do të rikthehen në vendet e punës, që humbën në vitin 2013.

Kostoja vjetore e pagave do të jetë rreth 30 milionë euro, shpenzimet operative janë reduktuar dhe do të mbulohen kryesisht nga tarifa prej 3 eurosh në muaj, që çdo familje greke do të paguajë për televizionin shtetëror.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme