Ballkani solidarizohet me Turqinë për ngjarjet e 1915

Tubime të shumta ka pasur në shumë vende të Ballkanit si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë, dhe Mal të ZI në shenjë reagimi ndaj pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e 1915.

Ballkani solidarizohet me Turqinë për ngjarjet e 1915

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolli, bëri të ditur se Shoqata “Alternativa e së Ardhmes” Alsar në Shqipëri ka reaguar në lidhje me pretendimet armene duke theksuar se i “shpreh popullit vëlla turk ndjenjat e solidaritetit, respektit dhe të konsideratës më të lartë duke uruar atij suksese të mëtejshme, zhvillim dhe prosperitet kombëtar”

Në reagimin e Alsar thuhet se çështjet që i përkasin të kaluarës duhet ti trajtojnë me objektivitet historianët dhe jo politikanët.

Gjithashtu edhe në qytetin e Elbasanit komuniteti turk i këtij qyteti me pjesëmarrjen e shumë familjeve kanë vlerësuar lidhjet shekullore midis dy popujve, Shqipërisë dhe Turqisë.
Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga shoqata të tjera të cilat veprojnë në Shqipëri ku ndër to mund të përmendim Shoqatën "Istanbul" në Shkodër. Shoqata "Shkak" në Koplik etj.

Nga ana tjetër shumë banorë të Shkodrës janë solidarizuar me ngjarjet e viteve 1915 duke hapur flamuj të Turqisë dhe ato të Shqipërisë në shtëpitë dhe vendet e tyre të punës.

- Në Shkup protesta "Kësaj gënjeshtre ti themi ndal së bashku"

Grupi i cili u mblodh para xhamisë Murat Pasha në Shkup pas faljes së xhumasë ka marshuar deri në qendër të qytetit me flamujt e Turqisë, Bosnjës dhe Shqipërisë në duar.
Kazım Zeynullah, i cili këtu në emër të grupit ka lexuar një deklaratë në gjuhët turqisht, shqip dhe maqedonisht u shpreh: "Dënojmë dhe protestojmë për njohjen ‘si gjenocidi Armen’ nga Parlamenti Evropian, Papa Françesku dhe të shteteve të tjera në një kohë kur në botë lufta, lotët, gjaku derdhet lumë. Mijëra njerëz, nga fe të ndryshme, etni të ndryshme, dhe raca të ndryshme kanë humbur jetën, por siç u vërejt në mesazhin e Papës përkujtohen vetëm ata që i përkasin një feje dhe vetëm një identiteti etnik. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një qëndrim që tregon diskriminim, racizëm, dhe anti-islam".

Grupi i cili mbante në duar pankarta se pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e 1915 janë "gënjeshtra" ata kanë hedhur slogane si "Turqi qëndro drejt, Ballkani është me ty".

- Prizren, mbahet protesta "gjenocidi armen është një gënjeshtër historike"-

Edhe në Kosovë janë mbajtur protesta në reagim kundër pretendimeve të armenëve për ngjarjet e 1915, ku në qytetin e Prizrenit ku jetojnë një shumicë e turqve pas faljes së xhumasë një grup është mbledhur në sheshin Shatërvanit të cilët kanë mbajtur në duar pankartat "gjenocidi armen është një gënjeshtër historike" dhe "Ne ju duam Turqi".

Grupi me flamuj të Turqisë dhe të Kosovës në duar kanë marshuar nga xhamia Sinan Pasha drejt sheshit Shatërvan me pankarta të ndryshëm si "gjenocidi armen është një gënjeshtër historike", "Kosova, 100 vjet më parë ishte në Çanakala, edhe sot është në Çanakala bashkë me Turqinë", " Turqi jemi me ty".

Në mbështetje të marshimit janë bashkuar edhe Ministri i Administratës Publike të Kosovës Mahir Yağcılar dhe Myftiu i Prizrenit, Lütfü Balık

- Në xhamitë e Malit të Zi mesazhi "Betejat e Çanakalasë"

Ndërsa në xhamitë e Malit të Zi pas faljes së xhumasë janë lexuar mesazhe në lidhje me 100 përvjetorin e Betejës së Çanakalasë.

Rifat Feyziç, Kryetari i Komunitetit Musliman i Malit të Zi në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me çështjen tha se nevoja më e madhe për njerëzit në botë sot është paqja dhe urtësia.
Feyziç i cili u shpreh se në betejën e Çanakalasë kanë marrë pjesë edhe nga Mali i Zi ai tha se pas një lufte dhe një përpjekje të madhe njerëzit të cilët mbrojtën trojet e tyre flasin për paqe.
Feyziç duke theksuar se liderët botërorë përhapin mesazhe të paqes me rastin e përvjetorit të luftës së Çanakalasë ai theksoi më tej se edhe Presidenti i Malit të ZI Filip Vuyanoviç ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtura në Çanakala.

Kurse Kryetarja e Shoqatës së Nënave Zhepa, Munira Subashiç gjatë tubimit përpara xhamisë Gazi Hüsrev Bey, ka theksuar se edhe ndaj turqve janë kryer masakra dhe shtoi se: "në vend që të flitet për këto ngjarje, duhet të flitet më shumë për gjenocidin e kryer ndaj muslimanëve në Bosnje Hercegovinë. Kjo është një gjë që bëhet kundër myslimanëve. Bashkëshorti im dhe djali im u vranë vetëm pse ishin myslimanë".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme