Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, mbetet prioritet i BE-së

Sipas qëndrimit të mbajtur në deklaratën e përbashkët pas ministerialit në Bërdo të Sllovenisë zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i përbashkët i vendeve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit.

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, mbetet prioritet i BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i përbashkët i vendeve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit. Ky është qëndrimi i mbajtur në deklaratën e përbashkët pas takimit të ministrave të Jashtëm të Sllovenisë, Francës, Italisë, sekretarit shtetëror të Gjermanisë dhe përfaqësuesve të Australisë, Kroacisë, si dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimorë (WB6), që u zhvillua në praninë e Komisionerit evropianë për fqinjësi në Bërdo pranë Kranjit në Slloveni.

Afrimin e BE-së vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta realizojnë përmes arritjes së standardeve të përbashkëta me reforma, si edhe përmes projekteve konkrete që përfshijnë energji dhe infrastrukturë të përbashkët, theksohet në deklaratë.

Pjesëmarrësit treguan interes dhe në zonat jugore të krizës, të tilla si Siria dhe Libia. Në këtë kontekst, është paralajmëruar bashkëpunimi me vendet nga rajonet e krizës në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe me përmirësimin e situatës politike në këto vende.

Është mbështetur fuqishëm marrëveshja e armëpushimit në Minsk si rrugë drejt zgjidhjes së krizës ukrainase, dhe është treguar mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës.

Ministrat u referuar edhe sulmeve të fundit terroriste në Paris, Tunizi dhe Kopenhagen, si dhe në Kenia, dhe janë pajtuar se duhet ndërmarrë gjithçka në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Një nga temat e diskutuara ishte ajo për përmbytjet që prekën vitin e kaluar vendet e Ballkanit Perëndimor. Është vënë theksi edhe në ndryshimet klimatike dhe në nevojën e bashkëpunimit të BE-së dhe vendeve të prekura në mënyrë që përmbytjet në të ardhmen të parandalohen.

Në konferencë morën pjesë zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Odeta Barbullushi, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i BeH, Igor Crnadak, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe Goran Svilanoviç nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, ministri i Jashtëm i Malit të Zi Igor Llukshiç, Komisioneri evropian, Johannes Hahn, ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, asistenti i ministres së Jashtme të Kroacisë, Zhelko Kupreshak, ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni si dhe sekretari gjerman i shtetit, Markus Ederer. Konferenca është organizuar nga ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Francës, Karl Erjavec dhe Laurent Fabius.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme