Thaçi: Kosova, kampione e fqinjësisë së mirë

Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konformë punës që bëjmë në paqebërje”, ka thënë Hashim Thaçi në ministerialin e Bërdos të Sllovenisë.

Thaçi: Kosova, kampione e fqinjësisë së mirë

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës po merr pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni, së bashku me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.

“Sot jam në Bërdo të Sllovenisë ku kemi samitin rajonal ministerial organizuar nga Sllovenia dhe Franca. Është mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe një herë me homologët e rajonit, por edhe shteteve të BE-së për integrimin e shtetin tonë në BE. Kam theksuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së, por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres. Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konformë punës që bëjmë në paqebërje”, ka shkruar Thaçi.

Në samitin vjetor të Bërdos po diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE dhe një mori temash të tjera me rëndësi për Ballkanin Perëndimor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme