Koment - Procesi i Dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit që parashikon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Koment - Procesi i Dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Edhe pse palët kanë konfirmuar vazhdimësinë e vendosmërisë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë, në praktikë kuptohet që kjo nuk është aspak e lehtë. Me qëllim përshpejtimin e vënies në jetë të pikave për të cilat është arritur në konsensus, ditën e martë u zhvillua raundi i radhës ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë me praninë e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian. Përshpejtimi i zbatimit të marrëveshjes ndikon negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Më 19 prill 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u nënshkrua marrëveshja historike e Brukselit e cila u cilësua në pikë kthesë e rëndësishme në historinë e Ballkanit. Marrëveshja në fjalë jo vetëm që hapi rrugën për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por u cilësua si një fitore e Bashkimit Evropian në politikën e jashtme. Objektivat e Marrëveshjes së Brukselit ishin krijimi i Bashkësi/Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, shfuqizimin e strukturave të sigurisë dhe legjislative të Serbisë në Kosovë, përfshirja e serbëve në politikën e Kosovës si dhe hapa konkrete për marrëveshje në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë ndërmjet dy vende.

Serbia, pas nënshkrimit të marrëveshjes, u kurorëzua me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Por për hapjen e kapitujve, u vunë kushtet që vareshin nga Marrëveshja e Brukselit. Në këtë temë, veçanërisht Gjermania, vazhdoi qëndrimin ngulmues ndaj Beogradit.

Sipas opozitës nacionaliste serbe, Marrëveshja e Brukselit, nuk është asgjë tjetër veçse një mjet legjitimi të pavarësisë së Kosovës me presionin e shoqërisë ndërkombëtare. Kurse qeveria serbe ripërsëriti shumë herë se nuk do të njohin kurrë pavarësinë e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është i rëndësishëm për anëtarësimin në BE dhe për marrjen nën siguri të gjendjes së serbëve të Kosovës.

Edhe opozita e Kosovës, drejtoi kritika të ndryshme ndaj Marrëveshjes së Brukselit. Një nga pikët më të kritikuara ishte krijimi i Bashkësi/Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilën e cilësuan si braktisjen Serbisë ligjërisht të veriut të Kosovës.

Pavarësisht opozitës së Serbisë dhe Kosovës, zbatimi i disa pikave të marrëveshjes së Brukselit solli fitime për të dyja vendet. Hapa të rëndësishëm u hodhën duke bërë që disa struktura sigurie serbe ti përfshiheshin Kosovës, shpërbërja e sistemit legjitim të Serbisë në Kosovë dhe përfshirja e serbëve në politikën kosovare.

Për më tepër, në një klimë të tillë pozitive të krijuar nga marrëveshja në fjalë, në mbledhjen e organizuar në 26 mars 2015 në Prishtinë për përforcimin e lidhjeve të transportit dhe telekomunikacionit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë u sigurua edhe pjesëmarrja e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.

Krijimi i qeverisë që Kosovës afërsisht pas një viti të zgjedhjeve të fundit parlamentare në këtë vend, ka penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nga ana tjetër, Prishtina ka qenë e ngadaltë në çështjen e krijimit të bashkësive të komunave me shumicë serbe. Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, bën që serbët në Kosovë të lidhen nën ombrellën e Beogradit. Në të kundërtën e Serbisë, nga aspekti i Kosovës, bashkësia e komunave serbe, nuk do të jetë asgjë tjetër veçse në koordinim ndërmjet komunave të tjera.

Në këtë pikë të arritur, duket se Kosova ka dalë më e fituar nga Marrëveshja e Brukselit. Kjo marrëveshje, siguroi edhe përfshirjen e Kosovës në disa institute ndërkombëtare dhe rajonale. Krahas këtyre, marrëveshja siguroi edhe heqjen e barrikadave serbe mbi urën kryesore në Mitrovicë që ndahet nga shqiptarët dhe serbët.

Por në fakt, “Parku i Paqes” që u vendos në vend të barrikadave, vazhdon të jetë simboli i ndarjes së qytetit të Mitrovicës. Kurse të rinjtë e Mitrovicës, që rriten në kushte të përçara dhe larg tolerancës reciproke, nuk duket se janë shumë premtues për paqen. Pasi të rinjtë shqiptarë dhe serbë të këtij qyteti, zunë vend në rendin e ditës me një sërë ngjarjesh që u bënë shkak për rritjen e dozës së tensionit etnik në qytet.

Sulmet reciproke me armë dhe larja e hesapeve që u përjetuan gjatë ngjarjeve tensionuese, u bënë shkak për humbjen e një të riu shqiptar 17 vjeçar si dhe plagosjen e disa të rinjve të të dyja palëve.

Pas ngjarjeve në Mitrovicë, pa u përshkallëzuar dhe pa u përhapur tensioni në Kosovë, ja vlen që të zbatohen çështjet për të cilat u arrit konsensus në Bruksel dhe duhet intensifikuar procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme