Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Esnafi i Stambollit ndihmon turqit nomadë të Maqedonisë

Një delegacion i Unionit të Dhomave të Zejtarëve dhe Mjeshtërve të Stambollit ka vizituar fshatrat me nomadë turq Alikoç dhe Koçali në provincën lindore Radovish të Maqedonisë.

Esnafi i Stambollit ndihmon turqit nomadë të Maqedonisë

Dhomat e tregtarëve të Stambollit këtë herë u bashkuan në një aktivitet për bashkëkombësit e tyre që jetojnë në Maqedoni.

Një delegacion vizitoi fshatrat Alikoç dhe Koçali, të varur nga provinca lindore Radovish.

Në këto fshatra nomadësh, ku banorët luftojnë me varfërinë dhe të ardhurat e jetesës i sigurojnë nga bujqësia e blegtoria, ka 70 fëmijë që ndjekin arsimin fillor.

Nevojat e nxënësve për materiale mësimore si dhe mangësitë e tjera që ka ndërtesa e shkollës do të përballohen sërish nga esnafët e Stambollit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme