Anulohet ftesa për vizitën e Thaçit në Beograd

Vizita në Beograd e zv/kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor në Integrimet Evropiane”, është anuluar.

Anulohet ftesa për vizitën e Thaçit në Beograd

Mediat serbe kanë bërë të ditur se organizata, që ka ftuar Thaçin në konferencë më 24 prill, ka njoftuar shtypin se vizita e Thaçit është anuluar pasi organizta është kërcënuar dhe ka pasur presione të shumta.

Organizata për Rini dhe Arsim konfirmoi mbrëmjen e djeshme se anulimin e kanë bërë nën presion dhe kërcënime, që kanë marrë ditëve të fundit, pasi i është bërë ftesë edhe ministrit të Jashtëm të Kosovës që të marrë pjesë në konferencënë Beograd.

“Që kur në media është publikuar agjenda e punës kemi marrë shumë presione nga forcat politike dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por edhe individë me qëllim që ai takim të mos mbahet”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Ftesat janë anuluar edhe për ministrat e punëve të Jashtme të Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë.

“Vendimi për të tërhequr ftesat për ministrat i kemi marrë pas disa orë konsultimesh pas gjithë fushatës negative, që kjo konferencë ka marrë, kjo është ndërhyrje në punët tona. Në të njëjtën kohë, kjo nuk ndikon në mbajtjen e konferencës, e cila është shumë më tepër sesa pjesëmarrësit, ku do t’i shpalosim punët tona të deritanishme”, thuhet në komunikatën e organizatës së rinisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme