Jan Braathu: Kosovë-Shqipëri, dy vëllezër me shtëpi të ndara

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën, Jan Braathu, është shprehur se Shqipëria dhe Kosova janë si dy vëllezër me shtëpi të ndara. Ai pranoi se këtë shprehje e kishte huazuar nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Jan Braathu: Kosovë-Shqipëri, dy vëllezër me shtëpi të ndara

Jan Braathu mori pjesë në një bashkëbisedim në Universitetin "AAB", në Prishtinë dhe duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama për bashkim të shqiptarëve u shpreh se “në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe”.

“Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të lindte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, tha ai.

Ambasadori Braathu, gjatë ligjëratës, studentëve u foli edhe për historikun e shtetformimit norvegjez, për referendumin dhe monarkinë kushtetuese, si dhe shkaqet, që çuan këtë shtet të refuzojë me referendum të hyjnë në Bashkimin Evropian, proces ky që ende është temë në Norvegji.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme