Kuq e Zi në Universitetin Ankara

Studentët e vendeve të ndryshme rrezatojnë në Turqi dhe ata janë edhe ambasadorë të vendeve nga vijnë por edhe krenari për bashkëkombësit në këtë vend.

Kuq e Zi në Universitetin Ankara

Bota është e mbushur me mozaik kulturash , është e mbushur me “thesare” me vlerë që i kemi zbuluar ose nuk i kemi zbuluar , i kemi parë ose s`i kemi parë, kemi dëgjuar ose nuk kemi

dëgjuar. Pasuria më me vlerë e një shteti është padyshim kultura , tradita , feja që posedon, këto janë ato më kaloriket për ushqimin ditor që i detyrohemi metabolizmit shpirtëror.

Dje në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Ankarasë u mbajt prezantimi i disa shteteve botërore duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Studentët tanë që studiojnë në Ankara me në krye studentin e farmacisë Arbnor Murati në bashkëpunim me “Unionin Studentor Shqiptarë” dega Ankara me në krye Indrit Sejko prezantuan vlerat e vërteta të Shqipërisë dhe shqiptarëve të të gjitha trojeve.

 

Ato pritën si mysafirë klasën intelektuale nga brenda fakultetit dhe jashtë duke u tërhequr nga shqiponja dy krenare dhe flamuri më i bukur në botë dhe duke thithur interesimin për të zbuluar informacione qoftë për shqiponjën dy krenarëshe e qoftë për vendet që ofrojnë larmi të ndjenjës së rahatisë dhe pushimit në kuptimin e plotë të fjalës.

Duke sjellë edhe njëherë në kujtesë Shemsedin Sami Frashërin , përpiluesi i gramatikës turke , Arbnori solli poezinë e vëllait të tij Naimit “Fjalët e qiririt”.

Me fjalë dhe emocione të dalë nga rrënja e zemrës , rrëmbeu duartrokitjet e publikut duke e bërë të gjallë atmosferën në sheshin e shkollës që deri atëherë ishte në gjumë dhe po flinte.

Energjia filloi të rritet dhe filluan avash avash edhe vallet e shteteve. Një ndër vallet ishte ajo e Rugovës duke bërë që edhe turqit ta ndjejnë si të tyren duke kërcyer vallen pa e ditur kërcimin e saj.

Ajo çka vinte nga brendësia e tyre ishte më e fortë se vetja e tyre duke nxehur atmosferën si në festivalet apo koncertet më të mëdha.

Në këtë periudhë trazirash që po jetojmë të organizosh një manifestim të tillë është sa e vështirë aq edhe ngarkesë , në botën ku nga të katër anët ka tensione , në Ankara organizohet një organizim i përmasave të mëdha duke zgjuar ndjenjën e përgjegjësisë të të rinjve për një për një të ardhme në paqe dhe një botë e mbushur me tolerancë dhe bashkëjetesë. E ku ka me mirë “Të mbjellësh sot të korrësh nesër”.

Frytet e nesërme janë të ëmbël dhe të një kualiteti të lartë duke marrë parasysh këto student premtues e ndërtues të botës së ardhme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme