Hagë - Kthehet në modë lirimi i të akuzuarve për krime lufte

Serbi Goran Hadzic, i akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, është lënë i lirë. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka vendosur që të lirojë përkohësisht të akuzuarin Goran Hadzic për shkak të “problemeve shëndetësore”.

Hagë - Kthehet në modë lirimi i të akuzuarve për krime lufte

Sipas raporteve mjekësore, Hadzicit i kanë mbetur vetëm 12-24 muaj jetë dhe përgjatë kësaj kohe ai mund të qëndrojë në qytetin Novi-Sad të Serbisë.

Në muajin janar, avokatët e të akuzuarit serb kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre, por kërkesa ishte refuzuar nga Komisioni Hetimor.

Megjithatë, avokatët e Hadzicit e çuan vendimin e mësipërm në Këshillin e Apelit dhe ky i fundit u dha atyre të drejtë.

I liruar përkohësisht, në maj Hadzicit i duhet të kthehet sërish në burg.

Gjatë periudhës së luftës, Goran Hadzic ishte president i të vetëshpallurës dhe të ashtuquajturës Republika e Krajinës Serbe.

Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve të luftës dhe pjesëmarrje në grupin, që synonte eliminimin e popullatës kroate në rajon.

Hadzic u arrestua në 2011-n, pasi ishte fshehur për dhjetëra vite në Serbi.

Më parë, Gjykata e Hagës ka liruar përkohësisht për të njëjtat motive edhe Vojislav Seseljin, një tjetër serb i akuzuar për krime lufte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme