PE diskuton raportin për Shqipërinë

Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian në Bruksel diskuton raportin e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë i cili do të votohet nesër po në këtë vend.

PE diskuton raportin për Shqipërinë

Ndërsa raporti final do të miratohet zyrtarisht në seancën e Strasburgut nga data 27 dhe 30 prill.
Gjatë vizitës që pati në Shqipëri në muajin dhjetor, raportuesi në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, vuri theksin se palët politike duhet të kishin dialog të qëndrueshëm mes tyre, duke mos u bërë pengesë në procesin e nisur të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në thelb të raportit qëndrojnë 5 prioritet e vendosura nga BE për rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në familjen evropiane, mes të cilave gjyqësori i pavarur dhe lufta e krimit të organizuar e korrupsionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme