Personalitete të ndryshme urojnë Pashkën Ortodokse

Skender Bruçaj, Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë uron Kryepeshkopin i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos per Pashket.

Personalitete të ndryshme urojnë Pashkën Ortodokse

Personalitete të jetës politike shqiptare si dhe Krerë të Komuniteteve të ndryshme fetare kanë uruar në selinë e shenjtë të Katedrales Ortodokse në Tiranë, festën e Pashkës, pra ringjalljen e Krishtit.

Kreu i, Skender Bruçaj uroi festën e pashkëve për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Nga Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, uroi paraditen e sotme edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Sipas Metës, sakrifica është rruga që të çon tek dashuria, falja dhe mirësia.

“Është kënaqësi e veçantë të uroj të gjithë besimtarët për Pashkën Ortodokse, në këtë ditë të shenjtë e cila na sjell në mëndje vlerat e besimit dhe të sakrificës. Gëzuar këtë festë e cila është e të gjithë qytetarëve, falë harmonisë së shkëlqyer fetare që kemi”, tha Meta.

Ndërkaq, Kreu i Kuvendit ftoi të gjithë Shqiptarët te besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme