Karrigia e Papa Franceskut, nga duart e një myslimani boshnjak

Kisha Katolike në Bosnjë-Hercegovinë ka zgjedhur një familje myslimane, që merret me zdrukthëtari, për të bërë një karrige, që Papa Francesku do ta përdorë gjatë vizitës, që ai do të zhvillojë në qershor në këtë vend me shumicë myslimane.

Karrigia e Papa Franceskut, nga duart e një myslimani boshnjak

Tradicionalisht, boshnjakët prodhojnë një karrige të re për çdo lider shpirtëror katolik, që viziton Bosnjën, por puna për ndërtimin e saj nuk i ishte dhënë asnjëherë një zdrukthëtari mysliman.

Familja Hajderovac nga qyteti boshnjak i Zavidoviçit njihet në rajon për ndërtimin e objekteve prej druri, si dhe simboleve fetare të myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë.

Kur Salemi mësoi në shkurt se Papa Francesku do të vizitonte Bosnjën, ai kontaktoi Kishën Katolike lokale dhe u ofroi atyre ndërtimin e një karrigeje për Papën.

"Ata na ftuan për të biseduar dhe ne arritëm një marrëveshje. Pas mbarimit të procedurës formale, ne filluam të ndërtonim këtë karrige. Jam jashtëzakonisht i lumtur që morëm këtë projekt, sepse ndërtimi i një karrigeje për një njeri kaq të rëndësishëm është gjë e madhe për ne", thotë Salem Hajderovac, pronar i zdrukthëtarisë.

Familja ka rënë dakord që mos ta publikojë koston e ndërtimit të karriges.

"Ndërtimi i karriges për Atin e Shenjtë do të jetë një nder për mua dhe familjen time", thotë zdrukthëtari Edin Hajderovac.

Rreth 100 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në meshën e Papës në Bosnjë-Hercegovinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme