Cipras do të hetojë borxhet e marra

Kryeministri grek, Aleksis Cipras theksoi se populli ka të drejtë të mësojë të drejtën mbi origjinën e politikave shtrënguese që janë zbatuar vitet e fundit.

Cipras do të hetojë borxhet e marra

Kryeministri grek, Aleksis Cipras theksoi sot se pyetjet që janë shtruar këto pesë vitet e fundit për sa i përket planeve shtrënguese janë të shumta dhe populli ka të drejtë të marrë përgjigje.

Cipras u shpreh dje në mbrëmje në Parlament për sa i përket krijimit të një komisioni auditi për borxhin grek, që ka qenë dhe një prej premtimeve të fushatës.

Përbërë nga studiues dhe juristë, komisioni parashikon të përcaktojë origjinën e borxhit grek dhe planeve shtrënguese të ndërmarra që prej vitit 2010 në këmbim të ndihmës financiare nga BE, BQE dhe FMN.

Objektivi është përcaktimi i karakterit të mundshëm të urryer, të paligjshëm apo ilegjitim të borxheve publike të kontraktuara nga qeveria greke”, kishte theksuar presidentja e Asamblesë, Zoe Konstantopulu, në muajin mars gjatë prezantimit të komisionit që do të japë rezultatet e para në muajin qershor.

Populli grek ka nevojë të kuptojë se si vendi ka pranuar masa që kanë shkaktuar rritjen e borxhit, duke arritur nga 124 për qind të PBB-së në fillim të krizës në 175 për qind sot, që kanë çuar në rritjen e papunësisë, ulje ne pagave dhe në eksodin e të rinjve të diplomuar”, deklaroi Cipras.

“Komisioni do të shqyrtojë pasojat shkatërruese të PSI-së (shkëmbim i borxhit të kryer nga sektori privat në muajin mars 2012) mbi fondet e sigurimeve dhe se si ai ka ndihmuar për të lehtësuar barrën mbi bankat gjermane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme