Thaçi u uron shqiptarëve katolikë festën e Pashkëve

Hashim Thaçi ka uruar për festën e Pashkëve komunitetin katolik të Republikës së Kosovës dhe të gjitha trevat shqiptare.

Thaçi u uron shqiptarëve katolikë festën e Pashkëve

Zv/Kryeministri i Kosovës, Thaçi, nëpërmjet statusit të tij Facebook shprehet se “Uroj komunitetin katolik të Republikës së Kosovës dhe të gjitha trevat shqiptare si dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji, që festen e Pashkëve ta kaloni në lumturi, me shëndet dhe me dashuri. Uroj po ashtu komunitetin e vogël hebraik të Kosovës dhe kryetarin e komunitetit hebraik, Votim Demiri, për javën e shenjtë të Passover. Diversiteti fetar në Kosovë është një begati që na forcon shumë si shoqëri, komb dhe shtet”.

Me heret, kanë uruar për Pashkët dhe krerë të lartë të shtetit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar ne orët e para të dates 5 prill nëpërmjet statusit te tij Facebook, ku shprehet se “Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergjit dhe të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës u uroj festën e madhe të Pashkëve”. .

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka postuar urimin e tij në orët e para në të gëdhirë të datës 5 prill dhe shprehet se “Të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit!”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme