Thaçi vlerëson ndihmën e ambasadorit Cliff

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff e ka ndihmuar shumë Kosovën.

Thaçi vlerëson ndihmën e ambasadorit Cliff

“Dje organizuam një pritje për Ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff, i cili po largohet nga Kosova pas katër viteve shërbimi. U mblodhën miqtë kosovarë dhe të huaj të Ambasadorit. Ambasadori Cliff ndihmoi shumë vendin tonë, nga puna e shkëlqyer në restaurimin e shtëpive otomane në nënkalanë e Prizrenit e deri tek projektet e diplomacisë publike me shtetet që nuk kanë njohur Kosovën. I uroj shumë sukses në postin e tij të ri në Zagreb dhe e falënderoj për miqësinë që ka treguar ndaj vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme