Shënohet 12-vjetori i varrimit të viktimave të Srebrenicës

Në Qendrën Memoriale në Potoçari u mblodhën nënat dhe gratë të cilat në këtë ditë, 12 vite më parë varrosën më të dashurit e tyre

Shënohet 12-vjetori i varrimit të viktimave të Srebrenicës

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit sot është shënuar 12 vjetori i varrimit të parë të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kur u varrosën 600 të vrarë në korrik të vitit 1995.

Në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë mbledhur nënat dhe gratë të cilat në këtë ditë, 12 vite më parë varrosën më të dashurit e tyre. Me leximin e Fatiha's, viktimat e pafajshme i nderoi dhe Kryetari i Bashkisë së Srebrenicës, Qamil Durakoviç dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, ndërsa në Potoçari erdhën disa grupe vizitorësh nga Italia, Gjermania, Danimarka dhe Britania e Madhe.

Hurija Latifoviç, çdo vit në këtë ditë vjen në varrezat në Potoçari. Këtu i ka të varrosur djalin dhe vëllain e saj. Pikëllimi i cili kurrë nuk ndalet sot është edhe më i theksuar. "Kurrë nuk do të humbasë këtë, as që mundem, sepse kurrë nuk mund të humbasë ditët që kam kaluar këtu. Burri im më këshillonte që pikëllimi ta lej këtu, kurrë nuk kam dashur ta lej" tha Latifoviç.

Shuhra Sinanoviç në korrik '95, kishte humbur 23 anëtarë të familjes. Në këtë vend 12 vjet më parë varrosi bashkëshortin dhe gjashtë anëtarët e tjerë të familjes së saj. Ende është në kërkim të pesë anëtarëve.

"Si do të ndihem pas 12 vjetësh, është e njëjta dhimbje që nuk ndalet, kjo nuk mund të ndryshoj as edhe për 120 vite. Kjo nuk është diçka që mund të fshihet me gomë. Dhimbja dhe brenga për më të dashurit kurrë nuk do të ndalet," tha Sinanoviç.

Procesi i identifikimi ishte i vështirë. Shumë trupa u gjetën jo të plotë dhe për shkak të numrit të vogël të kockave nuk është e mundur të bëhet varrimi.

Kada Hotiç në këtë ditë 12 vjet më parë varrosi burrin.

"Shumë nuk janë varrosur ende dhe prandaj falë Zotit burri im u gjet. Vëllezërit e mi Ekremi dhe Mustafa, biri im Samiri, vëllai i burrit tim Naseri, janë të gjithë këtu në këtë varrezë. Pjesa më e madhe e familjes sime është këtu. Shumë mbahen si të zhdukur, edhe pse nuk kishin jetë, të paktën e merritojnë të varrosen me dinjitet. Pas gjetjes dhe varrimit ndjehet një lehtësim, përfundon pasiguria. Opsioni më i keq është mos gjetja", tha Hotiç.

12 vjet më parë u bë varrimi i parë i viktimave. Në korrik të viti të njëjtë janë varrosur 282 viktima, ndërsa në shtator, kur u bë hapja zyrtare e Qendrës Memoriale në Potoçari, qetësinë gjetën 107 viktima të gjenocidit. Deri më tani në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit janë varrosur 6.241 të vrarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme