Veteranët e UÇK në oborrin e Kryeministrisë për të drejtat e tyr

Protestuesit që kanë kaluar rrethimin e oborrit të qeverisë, kërkojnë të takohen me autoritetet kosovare për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët e UÇK në oborrin e Kryeministrisë për të drejtat e tyr

Sipas KosovaPress, mes protestuesve dhe policisë ka përleshje, por ndërkohë forcat e policisë kanë krijuar një kordon para hyrjes kryesore dhe nuk po lejojnë askënd të futet brenda objektit. Në oborrin përpara godinës së qeverisë janë të pranishëm edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi vazhdimisht po bën thirrje që mos të përdoret dhuna nga ana e protestuesve veteranë.

Sipas tij protestuesit nuk kanë nevojë të përleshen me policinë, pasi këtu kanë dalë për t’i kërkuar të drejtat e tyre e që janë publikimi i të gjitha listave.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së po zhvillon sot një protestë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme