Rama-Hahn: Angazhim bilateral për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të martën pas takimit të pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE se “ky takim ishte momenti i konfirmimit të një angazhimi bilateral për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”.

Rama-Hahn: Angazhim bilateral për integrimin e Shqipërisë në BE

Duke shprehur mirënjohen për anagazhimin personal të komisionerit Johannes Hahn për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces me rëndësi historike, Rama u shpreh se ky ishte rasti i parë për t’i shprehur komisionerit Hahn angazhim për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.

“Vumë në dukje rezultatet e reformave shtet-ndërtuese dhe vumë theksin në plotësimin e tyre. Theksuam angazhimin intensiv të qeverisë si në reformat e bredshme edhe në rolin rajonal, që u nëvizua edhe me Konferencën e Berlinit”, tha Rama.

Puna për 5 prioritetet kyçe, vijoi Rama, “është intensifikuar dhe që prej takimit të shkuar janë shënuar zhvillime me rëndësi”.

“E informuam komisionerin për pikën ku ndodhet reforma në drejtësi, e cila sot jep garancinë e një produkti, që mbyll epokën e gjatë të tranzicionit. I shpreha komisionerit bindjen time se është procesi më i thellë dhe gjithëpërfshirës”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se është në interesin e qeverisë që t’i japë opozitës sa më shumë hapësirë dhe ta dëgjojë sa më shumë.

“Sot patëm një mbledhje, ku opozita foli më shumë sesa qeveria, ç’ka për ne është shenjë e shprehjes së vullnetit për ta dëgjuar opozitën. Nga ana tjetër, ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do kryesohet nga opozita, është shenjë e nevojës tonë për ta pasur opozitën krah për krah në këtë rrugë dhe për ta dëgjuar sa më shumë”, u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë theksoi se “për ne mbetet e qartë që nuk jemi në kohën më të mirë politike në Evropë për të folur për zgjerimin, por jemi në kohën më delikate në rajon për të mos e lënë procesin e zgjerimit”.

Ndërsa komisioneri Hahn sqaroi se kjo vizitë dhe takimet e tij janë një stimul i fortë për të ecur përpara. “Takimet ishin frymëzuese për të gjetur këndvështrime të reja për çështje të ndryshme. Këto takime dhe dialogu janë frytdhënëse për të ecur përpara në disa fusha. Pa dialog nuk mund të ecet përpara”, tha Hahn.

Kjo, u shpreh komisioneri Hahn, “besoj se është gjë e mirë, duke pasur prasysh se diskutimet kanë qenë premtuese".

“Kemi bërë një përpilim të ecurisë së 5 priorteteve, por edhe si do vazhdohet për negociatat, për një përafrim gradual të vendit në procesin e integrimit evropian, pra për integrimin e Shqipërisë në BE. Një proces në reformën në dretësi, që do të jetë efikas dhe gjithëpërfshirës, që do të ketë nevojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimin dhe për dënimet, që duhen dhënë. Duke vazhduar me pavarësinë e administratës publike, duhet zbatuar legjislacioni dhe për sa i përket lëvizjes së personelit. Jemi të gatshëm të japim asistencë, mundësi trajnimi”, përfundoi komisioneri Hahn.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme