Mustafa optimist për mbledhjet e përbashkët qeveritare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur jashtëzakonisht optimist për sa i përket takimit të së hënës, mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mustafa optimist për mbledhjet e përbashkët qeveritare në Tiranë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka folur mbi përgatitjet e fundit për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Në shkrimin e tij, ai shprehet optimist se mbledhja e së hënës në Tiranë, do të jetë e suksesshme dhe do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve.

“Për qeverinë që unë drejtoj prioritet është bashkëpunimi me Shqipërinë, përmes një politike të bashkërenduar për interesat tona të përbashkëta, për interesat e shqiptarëve në rajon, si dhe për realizimin e bashkëpunimit edhe për çështje të karakterit rajonal dhe të procesit të integrimeve euro-atlantike”, shkruan isa mustafa në Facebook.

Po ashtu, kryeministri shkruan se deri më tani Kosova dhe Shqipëria, nuk kanë pasur një situatë të përshtatshme, jo vetëm në rrafshin e brendshëm, por edhe atë rajonal e ndërkombëtar, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat.

Në fund, ai bëri me dije se i gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku Rrugën e Kombit për të mbërritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme