Serbia arreston 7 persona për krime në Srebrenicë

Prokuroria për krimet e luftës njoftoi se ka lëshuar një urdhër për hetime kundër ish-anëtarëve të Qendrës së Trajnimit "Jahorina" të Brigadës Speciale të MPB-së së Republikës Srpska

Serbia arreston 7 persona për krime në Srebrenicë

Me urdhër të Prokurorisë për krimet e luftës e Republikës së Serbisë - Shërbimi për zbulimin e krimeve të luftës në orët e mëngjesit kanë arrestuar deri tani shtatë persona në lokacione të ndryshme në Serbi.

Prokuroria për krimet e luftës njoftoi se me një aksion të kryer nga pjesëtarë të MPB-së të Republikës së Serbisë, shtatë të dyshuar me iniciale N.M, A.G, M.B, A.D, B.M, J.P dhe D.P janë dërguar në Prokurori.

Kjo prokurori ka lëshuar një urdhër për hetime kundër ish-anëtarëve të Qendrës së Trajnimit "Jahorina" të Brigadës Speciale të MPB-së së Republikës Srpska, për shkak të dyshimeve se në Srebrenicë, në lokacionin Kravice, janë kryer krime lufte kundër civilëve.

Në mesin e viktimave janë mbi 1.000 boshnjak mbetjet mortore e të cilëve janë identifikuar në varrezat masive në disa lokacione.

Prokuroria dhe MPB e Serbisë janë në kërkim edhe për disa persona të tjerë për të cilët supozohet se janë në vendet e rajonit. Në komunikatë nuk theksohet se ku janë arrestuar të dyshuarit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme