100-vjetori i Fitores së Çanakalasë shënohet edhe në Bosnjë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, në Bosnjë-Hercegovinë u hap ekspozita “100-vjetori i Fitores së Çanakalasë” me koncertin “Këngët e Çanakalasë”.

100-vjetori i Fitores së Çanakalasë shënohet edhe në Bosnjë

100-vjetori i Fitores së Çanakalasë nuk festohet vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera të botës.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Bosnjë-Hercegovinë, Instituti "Yunus Emre" dhe Bashkia Umraniye e Stambollit, ceremonia filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar të Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Kryetari i Bashkisë Umraniye, Hasan Can, tha: "Erdhëm në Sarajevë për të shënuar 100-vjetorin e luftës. Kjo fitore në luftë nuk është fitore vetëm e Turqisë, por e tërë Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Këtu nuk luftuan vetëm ushtarë nga Turqia, por nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, madje dhe nga Libia. Aty luftuan me gjithë zemër të tërë ushtarët e Perandorisë Osmane".

Para një numri të madh të pranishmëve në ekspozitë dhanë koncert kompozitorja dhe pianistja truke, Anjelika Akbar dhe tenori Hakan Ayseva.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 mars.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme