Varufaqis:Shtyjmë premtimet e popullit për të fituar besimin e BE

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, gjatë një takimi me drejtuesit ekonomikë dhe financiarë në Itali, tha se janë të gatshëm për të shtyrë për një farë kohe premtimet gjatë fushatave zgjedhore.

Varufaqis:Shtyjmë premtimet e popullit për të fituar besimin e BE

“Ne nuk jemi populistë, ne nuk kemi premtuar gjëra të parealizueshme. Ne jemi të gatshëm të shtyjmë për më vonë aplikimin e disa angazhimeve zgjedhore nëse kjo do të jetë e nevojshme për t’u dhënë besim partnerëve tanë”, shtoi ai, pa përmendur se cilat mund të ishin premtimet zgjedhore.

“Ne kemi një program që ka një kohëzgjatje prej katër vjet. Ne dëshirojmë rimbursimin e borxhit tonë deri në fund. Por iu kërkojmë partnerëve tanë të na ndihmojnë për rivendosjen e rritjes ekonomike në Greqi. Më i shpejtë do të jetë stabilizimi i ekonomisë tonë, më i shpejtë do të jetë ritmi i rimbursimit tonë ”. shtoi ai.

Varufaqis shpjegoi se ideja e tij ishte ”konvertimi i borxhit në detyrime të indeksuara mbi përqindjen e rritjes ekonomike.

”Sa më shumë të rimëkëmbet Greqia, aq më shumë do të jetë në në gjendje për të rimbursuar borxhet”, theksoi ai.

Ai përjashtoi në mënyrë kategorike gjetjen e një zgjidhjeje jashtë perimetrit evropian.
“Nuk ka zgjidhje alternative, nuk do të kërkojmë ndihmë nga jashtë. Ne kemi raporte të mira me Rusinë, Kinën dhe vende të tjera. Por i yni është një problem evropian që ne do ta zgjedhimi brenda familjes tonë evropiane”, nënvizoi Varufaqis.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme