Vetëm drejtësi hyjnore për Srebrenicën

Historianët dhe Akademikët boshnjakë, në vlerësimin që bënë për Radio Televizionin Turk, pas identifikimit të identitetit të 46 viktimave të tjera të Srebrenicës, thanë se drejtësia nuk do të mund të vendoset kurrë.

Vetëm drejtësi hyjnore për Srebrenicën

Historiani Sead Kreşevliyakoviç, tha se përveç drejtësisë së Allahut, në Srebrenicë nuk ka drejtësi tjetër.

Kanë kaluar 20 vjet nga lufta e Bosnje-Hercegovinës. Por pavarësisht dhjetëra mijëra të masakruarve të pafajshëm, kriminelët nuk kanë dalë ende përpara drejtësisë.

Historianët dhe Akademikët boshnjakë, në vlerësimin që bënë për Radio Televizionin Turk, theksuan se nuk ka drejtësi tjetër për Srebrenicën përveç asaj hyjnore.

Edhe Eyup Ganiç që ka qenë ndihmës i Presidentit Aliya İzzetbegoviç gjatë periudhës së luftës dhe ka luftuar në front, e sheh këtë temë nga një këndvështrim tjetër.

Ganiç i cili sot lufton për të arsimuar të ardhmen e Bosnjës në Universitetin që ka themeluar, rikujton se si Srebrenica janë bërë masakra edhe në të paktën 10 qytete të tjera të ndryshme.

Ai tërheq vëmendjen se marrëveshja e paqes u imponua pikërisht në kohën kur po përforcohej ushtria e Bosnjës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme